Fili në “sulm”: Luftëtari më ndihmoi kur isha në vështirësi, jam këtu të bëhem lider

Realdo Fili u bë pjesë e skuadrës së Luftëtarit në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, pas eksperiencës jo edhe aq të mirë në planin personal te Skënderbeu. Në një prononcim që ka dhënë për “Supersport”, Fili tregon arsyet se pse vendosi që të rikthehej, ndonëse siç e pranon edhe vetë për të ofertat nuk kanë munguar…! “Ky sezon është ndryshe, ka pasur shumë lëvizje. Djemtë e rinj, trajneri dhe stafi duan kohën e tyre. Jemi duke punuar mirë. Kemi marrë sigurinë nga presidenca e re. Drejtuesit janë në humor të mirë, ne jemi duke punuar të shohim si do të rrjedhin ngjarjet”.

Kalendari

Fili, si një lojtar me eksperiencë tashmë në elitë flet edhe për javët e para të sezonit të ri në Superiore: “Javët e para janë shumë të vështira, ne duhet që të gabojmë sa më pak dhe ne lojtarët me eksperiencë duhet që të punojmë shumë”.

Ofertat

“Kam pasur kontakte me shumë ekipe. Kam pasur kontratë doja të respektoja. Dëgjova ofertën e drejtuesve që patën besim dhe unë kam rënë dakord. Në mendjen time doja të luaja dhe të kisha një rol kryesor në ekip. Luftëtari më ndihmoj në një moment të vështirë timin një vit më parë, kështu që nuk mund të largohesha në këto momente”.

Synimet

“Nuk jam i fokusuar te golat, dua që të ndihmoj ekipin sepse edhe unë kështu bëhem më mirë. Kam gjetur profesor Dalipin dhe kam shumë respekt për të, sepse më ka mbështetur shumë te Partizani. Ka besuar shumë te unë. Besoj shumë te trajnerët e rinj sepse sjellin frymë te re dhe jam i lumtur që bashkë me Dalipin do të bëjmë më të mirën për Luftëtarin”.

Tifozët

Në fund, Fili flet edhe për tifozët dhe si një nga lojtarët me eksperiencë tashmë në radhët e skuadrës bluzi, ai u bën thirrje për mbështetje në sezonin e ri. “Unë i ftoj të gjithë tifozët që të kenë besim, duhet që të mbushin stadiumin dhe të na mbështesin. Sepse sa herë na kanë mbështetur edhe ne kemi dhënë më të mirën”.

E.S./Vipsport.al/