Feronikeli zyrtarizon trajnerin e ri, ishte protagonist në turpin e Luftëtarit

Klubi i Feronikelit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të klubit. Ai që do të pasjë në këtë post Zekerija Ramadanin, është Dejan Vukiçeviç. Tekniku malazez vjen me një eksperiencë të madhe, teksa në CV-në e tij ka drejtuar edhe skuadrën e Ventspils.

51-vjeçari e drejtoi ekipin edhe në dy ndeshjet europiane kundër Luftëtarit. Ndeshje të cilat janë regjistruar në memorie, teksa po hetohen nga UEFA si të dyshuara për trukim, sidomos përballja e kthimit në Gjirokastër e cila përfundoi në barazim 3-3.

Ndërkaq, prezantimi zyrtar nga klubi i Feroikelit do të bëhet në orën 18:00, teksa objektivi sezonal për trajnerin e ri do të jetë rikonfirmimi si kampionë. Vukiçeviç ka firmosur një kontratë njëvjeçare me kampionët e Kosovës.