Feronikeli turpërohet në transfertë, Gjilanin e nderojnë tre futbollistë të Superiores

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të Ipko-Superligës në Kosovë, aty ku kampionët e Feronikelit kanë hedhur një hap të gabuar në transfertë duke u mundur nga Ballkani. Skuadra kampione, u mund me rezultatin 3-1, rezultat ky që zbeh jo pak fitoren ndaj Drenicës një javë më parë.

Baftiu ka qenë hero për Ballkanin me nga një gol për çdo pjesë ndërkohë që një tjetër gol është shënuar nga Krasniqi. Për kampionët e Feronikelit, ka menduar Neziraj në fillimin e pjesës së dytë, por pa mundur që të ndihmojë skuadrën e tij.

Sakaq, Gjilani i Mezanit ka fituar në transfertë ndaj Ferizajt me rezultatin 0-3. Kanë qenë tre afrimet e verës, ato që kanë shënuar ku fillimisht Fjoart Jonuzi ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, e më pas Bushiç e Progni kanë vulosur takimin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ballkani-Feronikeli 3-1

Ferizaj-Gjilani 0-3