Fenerbahçe në detajet e fundit për mbrojtësin francez, Muriqi shok skuadre me një kampion bote

Klubi i Fenerbahçes ka komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka nisur negociatat për të firmosur me mbrojtësin Adil Rami. 33-vjeçari ishte pjesë e Olimpik Marsejës, por pas problemeve në lidhje me disiplinën është larguar.

Kështu, kampioni i botës me Francën do të udhëtojë drejt Turqisë, ku në ditën e nesërme mund të vijnë edhe vizitat mjekësore. Kështu, në klubin e Muriqit mund të bashkohet edhe një mbrojtës me mjaft eksperiencë, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe me Milanin.

Në këtë formë, Fenerbahçe kthehet në një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion në Turqi, teksa në dy javët e para të kampionatit ka koleksionuar gjashtë pikë të plota. /Egi Çabeli-VipSport.al/