Erzeni bën dopietë në merkato, afron dy lojtarë me eksperiencë në Superiore

Erzeni duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë sezon dhe shijakaksit duan që me patjetër të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.

Kështu, nga sa bëhet e ditur, sulmuesi Ermir Rezi që vjen nga Superiorja, ku ka qenë pjesë e skuadrës së Kamzës, si dhe mesfushori me eksperiencë, Xhynejt Çurra do të luajnë në Shijak  në sezonin e ardhshëm.

Të dy lojtarët e njohin Kategorinë e Parë dhe eksperienca e madhe që ata kanë do t’i ndihmojë shijakasit që të realizojnë synimin e tyre madhor për këtë sezon.

Në ditët në vijim, pritet që në radhët e skuadrës së Erzenit të ketë të tjera afrime, madje me lojtarë të huaj apo dhe ata që kanë spikatur në Kategorinë e Parë në sezonet e fundit apo që kanë qenë pjesë edhe ekipeve të Superiores.

E.S./Vipsport.al/