Ekskluzive/ Sejdini: Luajmë me emra klubesh si në kohën e Enverit, Flamurtari apo Luftëtari

Futbolli ka ndryshuar shumë dhe ish-trajneri i njohur Faruk Sejdini, beson se për shumë klube ka ardhur koha që të ndryshohet edhe në mentalitet, sa i përket asaj që duhet të bëjnë për të vazhduar përpara.

“Ne përmendim emra simbol lirie, si në kohë të Enverit, Flamurtari, Luftëtari… po pse kështu do ecim akoma ne me simbole lirie? A ecën puna? Ecën. Nëse jo, lëre. Si mund të vazhdojë kështu, nuk arrij dot ta konceptoj, 3-4 ekipe nuk kanë fusha ku të luajnë, janë nomadë. 3-4 nuk janë licencuar, nuk paguajnë lekët. Rregullat janë një për të gjithë”, tha Sjedini për VIp Sport duke argumentuar se të gjithë duhej t;i përmbaheshin këtyre rregullave që janë njëlloj.

“Nuk ka lidhje a e ka federata fajin apo jo. Federata bën maksimumin se nuk do ta mbyllë si histori. Po të dojë, me rregullat që ka UEFA, mbyllet në sekondë. Mund të jetë unikale që nuk bëhet kampionati për mungesë plotësimi të rregullave. Rregullat janë, po i ndoqe nuk do bëhet kampionat si askund tjetër në Europe. Asnjë nuk plotëson kushtet, ja i plotësojnë 3, 2 apo 1”, tha ai. /vipsport.al/

Related Posts