Ekskluzive/ Sejdini: Kukësi klub nomad, Partizani nuk ka asnjë fushë

Faruk Sejdini, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, është i mendimit se kampionati shqiptar ndër çuditë më të mëdha që ka, është ajo e skuadrave që nuk kanë një qendër të tyre apo luajnë e stërviten larg qyteteve përkatëse.

“Janë 3-4 ekipe që nuk kanë fusha ku të luajnë, janë nomadë. A e dini çfarë është Kukësi? Nomad! Po si të luajë Kukësi, ku do të luajë? Ka shumë vite që luan në hapësirë, në ajër. Kukësi është një ekip shumë i mirë, po spektatori kuksian e do ekipin ta shohë, të ikë edhe në stërvitje, se ajo integron e civilizon, atje marrin me vete të rinj, të vegjël për t’i parë se u pëlqen e garantohet vazhdimësia e brezave. Kukësi vjen këtu te Dinamo, Dinamo fshihet, ky është vendi i çudirave”, tregon Sejdini për Vip Sport një problem që sipas tij ka goditur edhe klube të tjera me shumë traditë.

“As Partizani nuk i plotëson, një nomad e emigrant. Ma gjeni ju mua fushën e Partizanit, ma gjeni ju mua fushën e të rinjve të Partizanit. Apo të gjitha paguaj këtë fushë e paguaj atë? Po pse, kështu do vazhdojnë gjërat? Është turp!”, tregon 69-vjeçari në fjalët e tij për Vip Sport. /vipsport.al/

Related Posts