Ekskluzive/ Sejdini: Idrizin e respektoj se ka shpenzuar, por nuk di nga lidhet gomari

Situata kaotike e Flamurtari është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në futbollin shqiptar dhe për Faruk Sejdinin është e pabesueshme që një qytet i tillë të mos dalë nga kjo krizë. Në prononcimin e tij për Vip Sport, Sejdini argumenton se administratori Sinan Idrizi, nuk di të organziojë punën në një klub futbolli, ndaj ka arritur në këtë situatë që një nag qytetet që ka prodhuar më shumë talente, tani është në një situatë të mjerueshme.

“Vlora është parcelë e prodhimeve të larta në futboll. Po organizoje o burrë që të kesh prodhimtari, jo të mos marrësh prodhim nga ajo! E merren pastaj iku Idrizi, erdhi Idrizi, prej Idrizit. Mbahet një qyet prej Idrizit, ndërkohë që aty është vend i prodhimit të lartë të futbollit. Po pse Idrizi do të mbajë futbollin e Vlorës? Ai nuk di nga lidhet gomari në aspektin figurativ të punës me futbollin. Katër vite dëgjohet kjo gjë me Idrizin, si vazhdohet kështu, gjithë ai qytet, ikën kot. Pastaj nga Vlora kjo situatë kalon në vende të tjera. Si mundet që një qytet i tillë të zhduket kështu. Kam shumë respekt për Idrizin se ka paguar lekët, por nuk mund të mbash peng një qytet në këtë mënyrë.

E mora për shembull këtë se kam konsideratën e Vlorës se është një parcelë e rendimenteve. E them se e dua sportin, se mund të thosha qytete të tjera. Si Elbasani që është në qendër që të përpëlitet me lloj-lloj njerëzish, është turp”, tha Sejdini. /vipsport.al/