Ekskluzive/ Sejdini: FSHF zhyt më keq klubet në borxhe se u jep para hua

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi në hapjen e sezonit se ishte optimist që ky sezon do të ishte më i mirë se ata të kaluarit. Sipas Faruk Sejdinit, këto fjalë janë vijimësi e tentativës të FSHF për të mos e quajtur të dështuar garën në Superiore.

Në deklaratën e tij për Vip Sport, Sejdini theksoi se duke u dhënë borxh klubeve për t’i amortizuar nga humbja, u krijon më shumë probleme.

“Presidenti nuk ka çfarë të bëjë, ai bën maksimumin e mundshëm, mendoj unë, që të vazhdojë gara. Se po të mos vazhdojë gara quhet si dështim i Federatës. Duke vazhduar garën e amortizon, ai u jep lekë borxh klubeve, u amortizon dështimet ekonomike të tyre. I fut në borxh kështu klubet. Në këtë situatë janë Flamurtari, Skënderbeu, Luftëtari, Tirana… Po marr Tiranën, si superfuqi, nuk duhet ta vazhdojë kampionatin me rregulla. Ajo mirë bën që e vazhdon se jemi pasionantë të futbollit, por le të provojmë një herë rregullat e të shohim si shkojmë”, tha Sejdini. /vipsport.al/

Related Posts