Ekskluzive / Flamurtari nis negociatat me ish-trajnerin e Kukësit dhe Laçit për pankinën

Flamurtari duket se do të ndryshojë trajnerë “një herë në tri ditë”. Vlonjatët deri sot në mesditë kishin në stol Gerdi Haxhiun, ndërsa pasdite ekipi u drejtua nga dyshja Sadedini-Liçaj. Megjithatë, edhe këta të fundit do të jenë provizorisht.

Vip Sport ka mësuar se ish-trajneri i Kukësit, Laçit e Bylisit, braziliani Marcelo Troisi ka nisur negociatat me drejtuesit vlonjatë dhe është vetë braziliani që e konfirmon. “Po, nga Flamurtari më kanë kontaktuar, jemi në bisedime. Më pëlqen si projekt”, – ka thënë trajneri brazilian që vitet e fundit ka drejtuar ekipe në shtetin helen.

Fakti që Troisi ka menaxhuar edhe shume lojtarë brazilianë mund të jetë një arsye qe Flamurtari t’i besojë stolin duke qenë se edhe merkato në Shqipëri nuk të ofron shumë në këtë periudhë kur jemi një javë afro nga starti i garës në Superiore. /E.S. /vipsport.al/