Ejntrahti gjen pasuesin e Joviç, rikthen në Gjermani sulmuesin goleador

Ejntraht Frankfurti ishte surpriza e Ligës së Europës në sezonin e fundit, duke kaluar deri në gjysmëfinale. Gjermanët mbyllën një sezon të mrekullueshëm, ndërkohë që arritën të shesin edhe Luka Joviç te Real Madridi për 60 milionë euro.

Sakaq, drejtuesit e Frankfurtit nuk kanë qëndruar pushim dhe kanë arritur të blejnë një sulmues që e njeh mirë futbollin gjerman. Sulmues Bas Dost do të jetë lojtari më i ri i Frankfurtit dhe njoftimi u bë nga vetë klubi gjerman.

Ish-sulmuesi i Volfsburgut që në të kaluarën ishte kthyer në një goleador duke realizuar gola pafund në Gjermani, u largua te Sportingu i Lisbonës, skuadër me të cilën gjithashtu shënoi shumë gola. Tashmë, për Dost nis një aventurë e re në një kampionat ku askush nuk mund ta ndalte. /Erjon Allaraj-VipSport.al/