Edhe në La Liga me problemet e Superiores, trajneri: Kam pak lojtarë në dispozicion

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit në Shqipëri, shumë skuadra kanë probleme pasi kanë pak futbollistë në dispozicion. Të njëjtin problem, po has edhe skuadra spanjolle e Selta Vigos, e cila e nis kampionatin me përballje ndaj Realit, Valencias dhe Sevijas.

Në prag të startit të kampionatit, trajneri i Seltas, Fran Eskriba u shpreh se skuadra e tij nuk është e kompletuar dhe se ka nevojë për ndërhyrje në merkato. Me përjashtim të mbrojtjes dhe portës, trajneri  u shpreh se duhen ndërhyrje në repartet e tjera.

“Kam pak futbollistë. Mbrapa jemi të kompletuar me 3 portierë dhe 8 mbrojtësa por problemin e kemi në linjat e tjera pasi nuk kemi zëvendësues të ngjashëm me futbollistët dhe prandaj kam kryer aq eksperimente në miqësore. Duhet të mundohemi që mungesa e tyre të vihet re pak dhe të kemi lojtarë të mirë për sulm”, u shpreh trajneri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/