E zbulon “Vipsport” / Kastrioti gjen akordin me mbrojtësin që ka luajtur në Superligën e Kosovës

Kastrioti është duke u ndërtuar si një ekip i denjë për të synuar rikthimin brenda sezonit në Superiore. Krutanët janë duke studiuar merkaton e duke afruar lojtarë të rinj të talentuar dhe me të ardhme të sigurt.

Por, krutanët kanë arritur akordin dhe me shumë gjasa së shpejti do ta zyrtarizojnë edhe mbrojtësin shtatlartë, Florian Daci, që ka një karrierë të gjatë në Kategorinë e Parë me disa skuadra. Daci është një futbollist që e njeh mirë futbollin shqiptar. Tashmë ai është 28 vjeç dhe vjen në futbollin shqiptar pas një eksperiencë në Superligën e Kosovës.

Daci, në sezonin e shkuar ka qenë pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit e cila ra në ligën e parë në fund të sezonit. Mes shumë ofertave që ka pasur, Daci është bërë pjesë e krutanëve.

E.S./Vipsport.al/