E thotë Ronaldo: Klubet e mëdha nuk i bën paraja, Championsi nuk është detyrim për ne

Kristiano Ronaldo ishte padyshim transferimi më i bujshëm i viteve të fundit, duke u larguar nga Spanja për të firmosur me Juventusin në Itali. Sulmuesi portugez u ndal te akuzat kundrejt tij, të cilat e lidhin transferimin e Ronaldos me një pagë më të lartë, por vetë Ronaldo u shpreh se nuk luan futboll për para, pasi ka mjaftueshëm.

Ndërkohë, ai u ndal edhe te merkatoja dhe shpenzime kolosale që bëjnë skuadrat duke shtuar se nuk klubi, nuk e bën të madh paraja e shpenzuar dhe për këtë, merr shembuj konkretë me Barcelonën, PSG-në apo Bajernin.

“Unë nuk luaj futboll për të jetuar mirë, pasi jam i qetë financiarisht. Ajo që kam nevojë, janë projektet tërheqëse dhe Juventusi e kishte një të tillë. Unë doja që të transferohesha këtu sepse është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë.

Të gjithë duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, ndërsa ne nuk e kemi detyrim dhe nuk e shohim si të tillë. Ne duam t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të kujtojmë se një klub nuk bëhet i madh nga paratë. Shikoni se si Barcelona, Bajerni apo PSG-ja nuk po e fitojnë Championsin”, u shpreh Ronaldo. /Erjon Allaraj-VipSport.al/