E konfirmon presidenti Kapllanaj: Kemi akord, Goxha pjesë e Bylisit

Jurgen Goxha do të jetë pjesë e Bylisit për sezonin e ardhshëm. Në fakt është vetë presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj, ai që e konfirmon zyrtarizimin e mbrojtësit shtatlartë, i cili pritet që nesër të jetë në Ballsh pasi ka gjetur shpejt gjuhën e përbashkët me drejtuesit mallakastriotë.

“Jurgen Goxha është lojtar i yni dhe kemi gjetur mirëkuptimim dypalësh për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm”,- konfirmoi kreu i Bylisit për këtë afrim të radhës që do të shtojë opsionet e Dovedan në prapavijë ku ka pasur shumë ndryshime. Ai i bashkohet Bicajt e Ndrecës si një prej emrave të rinj që janë afruar gjatë verës në këtë repart.

Jurgen Goxhaj ka luajtur si titullar me Tiranën në pjesën e dytë të edicionit të shkuar, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve të Kategorisë së Parë me skuadra si Iliria, Erzeni, Besëlidhja e Shënkolli. /vipsport.al/