Duro: Kupën e dhuruam ne më shumë se sa e meritoi Partizani

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, mendon se vetëm një pavëmendje bëri diferencën mes ekipit të tij dhe Partizanit. Në RTSH ai vlerësoi se largimi i Gavzajt dhe Shkurtajt bëri diferencën në këtë ndeshje.

“Sigurisht futbolli është i tillë, duhet të menaxhosh deri në vërshëllimën e fundit se ndodhi ajo që ndodhi në shtesë. Më vjen keq se në pjesën e dytë kemi bërë ndeshje shumë të mirë, e dominuam, përmbysëm rezultatin e mund të shënonim të tretën ne situata të pasta. Por humbëm përqendrimin në minutat e fundit që bëri të humbim këtë ndeshje.

Rroca nuk po justifikonte lojën, ai zëvendësim, me futjen e Musollit në mesfushë dhe shtyrja e Et’hemit ishte ndryshim total në pjesën e dytë, ishim dominues dhe mund ta mbyllnim. Ndërrimi ishte pozitiv por pakujdesia bëri ta humbim. Them që në pjesën e dytë deri kur ishim me Gavazajn, rrezikonim çdo aksion, gjendja e tij nuk është 100%. Me barazimin e ndeshjes, me shtesat ishte Partizani se dolën lojtarët tanë me probleme.

Të shpresojmë se na duhen lojtarë, presim këtë javë, kjo lojë na bëri të mendojmë akoma sidomos në qendër të mbrojtjes, presim lojtarë për të treguar diçka. Shpresojmë të bëjmë kampionat të mirë për të qenë rivalë.  Bëmë shumë mirë në pjesën e dytë, këtë Kupë e dhuruam ne më shumë se sa e meritoi Partizani, në shtesë Partizani ishte shumë më mirë, por si rezultat i largimit të Gavazajt e Shkurtajt që ulën cilësinë e lojës tonë.

Mbrojtja ishte e improvizuar, aktivizova në fillim Musollin duke pasur parasysh eksperiencën e tij, në të dytën bëra këtë lëvizje duke e shtyrë para Musollin.”. /vipsport.al/