Duka: Unë u kënaqa për vete, me sot mendoj se do të shohim kampionat edhe më të bukur

Presidenti i FSHF-së mendon se i gjithë kampionati i këtij edicioni do të jetë spektakolar si ndeshja që pa në “Elbasan Arena”. Për RTSH ai deklaroi se ishte optimist pas asaj që kishte parë në duelin mes Partizanit dhe Kukësit.

“Ishte një finale e bukur, unë për vete u kënaqa, ishin 120 minuta lojë, 6 gola, një do të fitonte e nuk kushte diferencë të madhe. Ky ishte fillimi i një j sezoni tjetër, i uroj suksese të gjithëve në javën e ardhshme të kampionatit.

Shumë komente ka pasur në periudhën e pushimeve, lajme transferta, nëse janë gati apo jo. Por me çfarë pashë në fushën e lojës jam optimist që do të shohim një kampionat edhe më të bukur”, deklaroi Duka. /vipsport.al/