Duele Itali-Angli dhe Francë-Gjermani, caktohen çiftet e play-off të Ligës së Europës

Mbyllja e dueleve të turit të tretë të Ligës së Europës ka bërë që të përvijohet rrugëtimi i skuadrave që mbeten në garë në këtë turne për fazën në grupe nëpërmjet dueleve të play-off. Shorti i hedhur që javën e kaluar kishte bërë të qartë se mund të kishte duele shumë të forta dhe ashtu do të jenë.

Sfida që spikat më shumë është ajo mes Torinos dhe Ullvërhempton, një duel Itali-Angli që do të ndezë menjëherë rivalitetin në këtë turne, me një nga skuadrat që do t’i japë lamtumirën atij. Interesant është edhe dueli mes Strasburg të Francës dhe Aintraht Frakfurt të Gjermanisë.

Me fat kanë qenë 3 skuadrat holandeze në garë në këtë pikë të turneut, pasi kanë përballë kundërshtarë relativisht të lehtë në letër. Ndërkohë, një duel shumë i ndezur pritet të jetë ai mes AEK të Athinës dhe Trabzonspor, siç janë gjithmonë sfidat mes klubeve greke dhe turke. /vipsport.al/

NDESHJET PLAYOFF
Suduva-Ferencvarosh
Kopenhagë-Riga
Sëlltik-AIK
Ararat Armenia-Dudelanzh
Ludogorets-Maribor
Linfilld-Karabak
Slovan Bratislava-PAOK
Astana-BATE Borisov
Torino-Ullvërhempton
Legia Varshavë-Rejnxhërs
FCSB-Vitória de Gimaraesh
PSV Eindhoven-Apollon Limasol
AEK Athinë-Trabzonspor
Fejenord-Hapoel Ber Sheva
Gent-Rijeka
Espanjol-Zoria
Partizan Beograd-Molde
Braga-Spartak Moskë
Malmo-Bnei Jehuda
Strasburg-Aintraht Frankfurt
AZ Alkmar-Antverp