Drejtuesit e Juventusit përfundojnë në Barcelonë, Manxhukiçin nuk e do as Milani

Merkatoja e Juventusit duket se është bllokuar jo pak këto ditë duke qenë se sulmi është mbipopulluar dhe nëse nuk largohen Manxhukiç dhe Higuain, duket e pamundur që të ketë një afrim tjetër këtë verë. Sulmuesi argjentinas kërkohej nga Roma, por me rinovimin e Xhekos ka rënë kjo pistë, ndërkohë që po zbehet edhe Gjermania.

Bajern Mynihu nuk duket se e ka prioritet ndërkohë që edhe Dortmundi e ka humbur disi interesimin për të. Drejtuesit e Juventusit, aktualisht ndodhen në Barcelonë dhe po diskutojnë me katalanasit për kartonin e Mirandës, ndërkohë që një mundësi mund të jetë edhe largimi i Manxhukiç drejt katalanasve.

Një alternativë për Manxhukiçin ishte edhe Milani, megjithatë ka qenë vetë trajneri Xhampaolo ai që e ka hedhur poshtë këtë mundësi. Kuqezinjtë nuk kanë si synim një sulmues si Manxhukiç por kërkojnë një tjetër futbollist dhe tashmë, Juventusi është i detyruar t’i gjejë një skuadër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/