Drejtori sportiv i Malagës i jep besim Bares: Pavarësisht gjithçkaje, mbetet i ekipit të parë

Keidi Bare ka nisur sezonin e tij të dytë me skuadrën e Malagës dhe duket se po kthehet në protagonist te skuadra spanjolle. Mesfushori i Kombëtares është titullar me skuadrën spanjolle dhe pritet që në këtë rrugë të vazhdojë edhe në javët e tjera.

Besim për të ardhmen, i ka dhënë edhe drejtori sportiv i Malagës, Hoze Luiz Kaminero i cili ka folur edhe për merkaton e skuadrës së tij. Kaminero u shpreh se të rinjtë, nuk mund të regjistrohen me skuadrën e parë duke qenë se nuk kanë të drejtë të kthehen te ekipi i tyre ose te Malaguena, por e kundërta është për Baren.

“Te ekipi i dytë janë 2-3 futbollistë që më kanë befasuar pasi kanë forcë për të shtyrë para. Është mirë sepse duhet t’i respektosh, megjithatë nëse i regjistron me ekipin e parë, nuk mundesh më t’i kalosh me ekipin tjetër. Bare është futbollist i ekipit të parë, pavarësisht se sa është numri te të rinjtë”, u shpreh Kaminero. /Erjon Allaraj-VipSport.al/