Debutoi me humbje, Riberi: Krenar për debutimin me fanellën vjollcë

Ditën e djeshme, Frenk Riberi debutoi me skuadrën e re, Fiorentina. Ylli francez zbarkoi në Firence pasi mbylli nja aventurë të gjatë me Bajernin dhe pavarësisht moshës në Itali është pritur si një ‘top player’.

Në sfidën e parë me fanellën vjollcë, sulmuesi u aktivizua në minutën 78 por nuk mundi të bënte asgjë për të ndryshuar rezultatin, i cili ishte fiksuar në shifrat 3-4 për Napolin. Megjithatë, Riberi është shprehur i lumtur dhe krenar për debutimin me Fiorentinën.

“ Krenar për minutat e para me Fiorentinën. Çfarë ndeshje! Një luftë e madhe, mbështetje e madhe nga tifozët tanë por fatkeqësisht rezultati nuk ishte ai i dëshiruari. Tani të fillojmë nga puna për t’u përmirësuar më shumë. Së bashku”, ishin fjalët e futbollistit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/