Debutim i vonuar, Abazaj shpjegon arsyet e mungesës ndaj Partizanit

Një nga afrimet e bujshme të skuadrës së Kukësit, Kristal Abazaj, në prag të sfidës me Partizanin për mikrofonin e “Supersport”, ka pohuar:

“Besoj se pas një periudhë të gjatë, javën që vjen do të jem në fushë pasi për shkak të dokumentacionit nuk do të luaj ndaj Partizanit. Do të jap më të mirën time që skuadra të arrij më të mirën në realizimin e synimeve. Mendoj se kam bërë një zgjidhje të mirë që të fitoj minuta dhe të kap formën time më të mirë”.

“Kukësi ka objektiva madhorë ndaj kam ardhur këtu, kështu që shpresoj që të fitoj titullin dhe të luaj në Europë me Kukësin”, – tha Kristal Abazaj, sulmuesi që u rikthye në Shqipëri pas eksperiencave jo të suksesshme në Belgjikë dhe në Kroaci.

E.S./Vipsport.al/