Daja tërheq një tjetër lojtar nga Flamurtari, gati firma te Skënderbeu

Skënderbeu i këtij sezoni vazhdon që të përforcohet me elementë cilësorë të cilët trajneri Ilir Daja shpreson që t’i ketë sa më parë në dispozicion në mënyrë që të fillojë punën për edicionin që nis vetëm pas dy javësh.

Grupi aktual nuk duket se është në gjendje të përballojë këtë pjesë të parë të edicionit ndaj po kërkohen përforcime të tjera për të bërë të mundur që Daja të ketë një ekip cilësor i cili me kalimin e kohës të mund të renditet në zonën e Europës në kampionat.

Këto përforcime Daja vazhdon t’i kërkojë nga klubet ku ka qenë pjesë dhe futbollistë që i ka drejtuar vetë më parë. Kështu, pas Koliçit e Turtullit, Skënderbeut pritet t’i bashkohet një tjetër emër që trajneri ka drejtuar në Vlorë.

Blerim Kotobelli është shumë pranë firmës me klubin korçar, i cili ka nevojë për një mbrojtës të majtë tani që Abazi i dha lamtumirën. Të dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe vetëm çështje të vogla burokratike ndajnë Kotobellin nga klubi korçar. /vipsport.al/