Daja: Pres ende përforcime, me fat që e nisim me Flamurtarin në Korçë

Skënderbeu do të zbresë nesër në fushën e blertë për të luajtur përballjen e parë zyrtare për sezonin 2019-2020 me skuadrën e Flamurtarit. Ndonëse kanë tre javë stërvitje, në Korçë besojnë se do ta kalojnë me sukses sfidën e parë. Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me vlonjatët duket optimist.

Në një prononcim për mediat, Ilir Daja ka pohuar: “Skuadra ka qenë dy muaj e ca pushim dhe është e vështirë që të kapësh formën optimale. Por, për fat të mirë ndeshjen e parë e kemi në Korçë përballë tifozëve tanë dhe mendoj se me diçka më shumë se tre javë jemi munduar që të bëjmë më të mirën tonë”.

Skuadra

“Kemi një grup që gjatë kohës që kemi punuar me ngarkesat dhe paralelisht kemi punuar edhe për formimin e grupit. Mbyllëm përgatitjet me dy seanca dhe vetëm në mbrëmje do të fiksojmë 11-shen”.

Merkato

“Daja është afrimi i fundit para Flamurtarit. Por, duke qenë se afati është deri në 31 gusht, sigurisht që do të mundohemi që të afrojmë ndonjë elementë që të na shërbejë ne si staf dhe skuadrës. Janë shumë lojtarë në provë dhe për 3-4 ditë nuk mund të jap mendim. Pas ditës së diel ekipi do të jetë i seleksionuar për të përballuar gjysmën e parë të këtij sezoni”, – tha duke përfunduar prononcimin e tij, trajneri Ilir Daja.

E.S./Vipsport.al/