Cungu: Laçi më zhgënjeu, Vllaznia për mbijetesë. Te Hygor nuk pashë asgjë, ia “mbushi shejtani”

Armando Cungu nuk bindet nga ajo që ka ofruar Kategoria Superiore në këtë javë të parë. I ftuar në “Rubrika Sportive”, trajneri i cili në elitën e futbollit shqiptar ka drejtuar disa ng emrat më të njohur si Vllaznia, Kukësi e Laçi, tregon se nuk është kënaqur nga niveli i lojës që ka parë në fushën e lojës.

“Jam dakord kur themi se ka nisur mbarë kampionati brenda 90 minutash, por nëse flasim për nivelin dhe atë se si janë kompozuar skuadrat, lë shumë për të dëshiruar. Jo vetëm për stadiumet e boshatisura, por edhe ndeshjet.

Nuk besoj se mund të ketë ndodhur ndonjëherë që asnjë ekip udhëtues nuk ka shënuar gol. Kjo tregon problematikat e një sezoni që ka nisur më problematika dhe shpresoj të jetë vetëm java e parë kështu”, tha Cungu.

 Për situatën e Kukësit dhe Partizanit
“Ajo që vlen për t’u theksuar është se ky Kukës ka bërë një merkato cilësore, më e kujdesshme dhe e matur se sezonin e kaluar dhe natyrshëm shoh më agresiv dhe nuk do ta ketë partizani aq të lehtë të fitojë me Kukësin si ishte kampionati i kaluar. Edhe Kukësi ka problemet e veta, këtu vlen jo vetëm ndeshja që pashë por kam parasysh Kupat e Europës, ku kemi parë të gjitha ndeshjet. Partizani, blerjet në majën e sulmit, të paktën në këto ndeshje nuk treguan asgjë. Nuk do të thotë asgjë ai tregolësh në Superkupë, mund ta quaj një episod sporadik, edhe pse mund të qeshin njerëzit, por për atë që jep në fushën e lojës, është shumë larg pritshmërisë. Edhe Romero nuk ka dhënë asgjë, nuk ka dhënë asnjë impuls. Pika e dobët është përsëri maja e sulmit ku nuk ka ende atë lojtarin që të tërheqë e finalizojë aksione”.

Për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Laçit
“Gjërat nuk ishin si në vitet e fundit, pashë Vllazninë me dëshirën për të fituar ndeshjen, luftarake, agresive, kaq mjaftonte për Vllazninë. Çudia më e madhe më bëri përshtypje ekipi i Laçit, të jem realit, nuk e prisja kështu. Përtej individëve që i japin ritëm lojës, ai është karakterizuar për një lojë agresive që atë ditë në fushë e pashë të mefshtë, apatik, i mungoi agresiviteti që është karakteristik, e ka në ADN. Nëse një sportist nuk ka dëshirë për të dhënë maksimumin, me mendimin që unë jam fitues, nuk bëhet fjalë për profesionalizëm.

Goli i Hygor? Lojtari më i çuditshëm, ishte pika më e dobët e Vllaznisë, megjithëse nuk duhet të flasim para kohe se është java e parë. Unë nuk pashë asgjë të duhur të ai. Në Shkodër i thonë “ia mbush shejtani” dhe i dha tre pikë. Pas ndeshjes ai tha vetë isha me pushime dhe më thanë hajde në Shkodër. Uroj me zemër që Vllaznia të dalë sa më mirë, por të jem realist, e shoh një ekip që duhet të jetë në Superligë por në vështirësi. Kanë një fat të madh që duke pas parasysh problematiket e ekipeve si Luftëtari e Flamurtari, e ka pak më komode.

Shkodra ka një veçori në dallim me qytetet e tjera, për të mos folur që ka tifozeri futbolldashëse se edhe në kategori inferiore të jesh, ndeshjen e parë shkojnë me interes ta shohin si është ekipi. Pastaj nëse ekipi nuk të kënaq, ndryshon. Ishte pozitive fitorja me Laçin se jep entuziazëm”.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit
“Kemi një ekip me dy javë stërvitje ndaj një ekipi me 5 ditë stërvitje. Kjo përmbledh situatën në këtë ndeshje edhe shumë klube shqiptare”. /vipsport.al/