Bylisi gjen akordin me sulmuesin kamerunas, ka luajtur edhe me Kombëtaren U23

Bylisi ka qenë mjaft aktiv në merkato dhe mallakastriotët kanë bërë të vetin një tjetër futbollist. Bëhët fjalë për kamerunasin Mishel Mbiobe Mouegni i cili debutoi në miqësoren e djeshme ndaj Tiranës. M

Sipas asaj që kanë konfirmuar edhe drejtuesit ballshiotë pas ndeshjes, lojtari ka gjetur akordin dhe ka hedhur firmën mbi kontratë.

Sulmuesi shtatlartë që ka luajtur së fundmi në Superligën serbe synon që të lërë gjurmë në Ballsh në sezonin e ardhshëm aty ku drejtuesit kanë synime madhore. Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë edhe e përfaqësueses U-23 të Kamerunit. /vipsport.al/