Bundesliga / Goleadë e Bajern Mynih me gol dhe asist të Perishiç, Gjasula feston pikën e parë (VIDEO)

Bajern Mynih duket se ka hyrë në shinat e duhura, pas atij fillimi jo bindës të kampionatit. Bavarezët sot e kanë treguar këtë me një fitore të thellë 6-1 ndaj Mainz, duke diktuar ritmin e tyre dhe duke gjetur me lehtësi rrjetën për të treguar se Borusia Dortmund dhe skuadrat e tjera do tra kenë përsëri shumë të vështirë t’i rrëmbejnë titullin.

Protagonist në këtë ndeshje u bë kroati Ivan Perishiç, i afruar gjatë merkatos së verës nga radhët e Interit. Një pasim i tij për Pavard bëri që francezi të gjente rrjetën në minutën e 36 të sfidës, për të barazuar rezultatin pasi miqtë në mënyrë surprizë kishin tundur rrjetën në minutën e 6 të duelit. Alaba me një goditje dënimi bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e bavarezëve ndërsa pak minua pas fillimit të së dytës, ishte përsëri Perishiç i cili dërgoi topin në rrjetë për të çuar duelin në 3-1. Koman, Levandovski dhe Dejvis e kthyen në minutat e mbetura duelin në një goleadë të thellë për bavarezët.

Paderborn i Jurgen Gjasulës sot mori pikën e parë në kampionat, pasi barazoi 1-1 në fushën e Volfsburg me mesfushorin që ishte në fushën e lojës gjatë 90 minutave. Ndërsa Frajburg i Amir Abrashit u mund 1-2 në shtëpi nga Këln me një gol në minutat shtesë, ndërsa mesfushori kuqezi vazhdon të qëndrojë në stolin e rezervave për skuadrën e tij. /vipsport.al/

NDESHJET

Bajern Mynih-Mainz 6-1
36’ Pavard, 45’ Alaba, 54’ Perishiç, 64’ Koman, 78’ Levandovski, 80’ Dejvis / 6′ Boetius

Bajer Leverkusen-Hofenhajm 0-0

Volfsburg-Paderborn 1-1
56’ Brekalo / 12’ Oliveira-Souza

Frajburg-Këln 1-2
40’ (ag) Czikos / 52′ Modeste, 90’+2’ Skhiri

Shalke-Herta 3-0
38’ (ag) Stark, 48’ Rekik, 85’ Keni