Bundesliga / Dy skuadra i bashkohen Dortmundit në krye, Verderi i Rashicës humb edhe të dytën (VIDEO)

Ndeshjet e sotme të Bundesligës kanë konfirmuar formën e mirë të disa skuadrave që i janë bashkuar Borusia Dortmund në kreun e renditjes me pikë të plota pas dy javëve të para.

Bajer Leverkusen ka fituar me shifrat 3-1 në traversë në fushën e Dyseldorf, pas një pjese të parë të shkëlqyer ku tundi rrjetën falë autogolit të Bekër, Aranguiz e Belarabi duke mbyllur çdo diskutim që në 45 minutat e para.

Surprizë në këtë fillim sezoni është Fraiburgu, i cili mori fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur në transfertë 3-1 Paderbornin. Gjasula ishte titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë për vendasit, ndërsa Abrashi ndoqi ndeshjen e sotme nga stoli.

Një humbje e papritur deri diku ishte ajo e Verder Bremen, që regjistroi kësisoj të dytën në po aq ndeshje të luajtura. Pa Rashicën e dëmtuar, Verder doli përsëri me një disfatë 3-2 në transfertën ndaj Hofenhajm.

NDESHJET

Augsburg-Union Berlin 1-1
59’ Vargas / 80’ Anderson

Dyseldorf-Bajer Leverkusen 1-3
82’ Morales / 6’ (ag) Bekër, 33’ Aranguiz, 39’ Belarabi

Hofenhaim-Verder Bremen 3-2
54’ Biçakçiç, 59’ Bebu, 87’ Kaderabek / 42’ Fyllkrug, 81’ Osako

Mainc-Borusia Mynshengladbah 1-3
18’ Kuaison / 31’ Lainer, 77’ Plea, 79’ Embolo

Paderborn-Fraiburg 1-3
3’ Mamba / 21’ (p) Valdshmid, 40’ Petersen, 90’ Kuon