Braziliani Hygor premton: Nëse shënojmë festojmë me vallëzime “samba”!

Braziliani Hygor Guimares Gonçalves ka ardhur me “orkes” te Vllaznia dhe këtë e thotë edhe në prononcimin që ka dhënë për faqen e klubit shkodran. Madje, ai e thotë hapur se mezi pret që të shënojë gola dhe të festojë sipas stilit brazilian ”Samba”. “Erdha në Shkodër sepse më pëlqejnë eksperiencat e reja. Kam mësuar shumë gjëra ditët e fundit dhe tashmë që jam në Shkodër dhe pjesë e ekipit po e besoj se bëhet vërtetë fjalë për një klub të madh. Shpresoj që të kemi sukses. Nuk e njoh shumë kampionatin shqiptar, por dua që të kemi suksese”.

Karriera

Hygor tregon edhe karrierën e tij, në Brazil, Europë dhe jo vetëm: “Kam luajtur në Portugali për 3 sezone, pastaj në Liban. Tashmë jam në Shqipëri, ndërsa në Brazil kam luajtur me ekipet e tre divizioneve të para”.

Synimet

“Duam që të festojmë me Vllazninë, e madje skuadra tëë jetë në nivele të larta në kampionatin shqiptar. Nuk do të mungojë “Samba”! Madje, kur të shënoj unë, apo dhe Emerson e Uenderson, kërcimet “samba” nuk do të mungojnë” për tifozët shkodranë që janë edhe tifozë të Brazilit”.

Laçi

Ndeshjen e parë, shkodranët e kanë me Laçin. Hygor thotë se ka dëshirë që ta nisin me fitore: “Luajmë ndeshjen e parë dhe duam që ta nisim sa më mbarë. Duam 3 pikët”, – tha Hygor në fund të prononcimit të tij për “Vllaznia.al”.

E.S./Vipsport.al/