Braun bën fenomenin, Partizani fiton Superkupën me shtesa (VIDEO)

Partizani nis sezonin e ri me një trofe, pasi ka fituar sot Superkupën e Shqipërisë me një ndeshje të mbyllur me kohët shtesë me rezultatin 4-2 ndaj Kukësit.

Partizani kaloi i pari në avantazh me Malën dhe dukej plotësisht dominues. Por te Kukësi shkëlqeu Musta i cili gjetur rrjetën dy herë, duke përmbysur gjithçka e duke lënë të mendohej se verilindorët do të merrnin trofeun,

Por dy minuta para fundit, Braun barazoi shifrat e më pas shkëlqeu në kohën shtesë, duke shënuar dy herë të tjera për të siguruar suksesin 4-2 dhe për të ngritur lart këtë trofe.

MINUTË PAS MINUTE

120’ Mbyllet ndeshja me suksesin 4-2 të Partizanit.

120’ Edhe Daku rrezikon portën e të kuqve, por sfera përfundon jashtë.

119’ Çinari bën gjithçka mirë dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, por sfera nuk gjen kuadratin.

117’ Boldor me kokë provon pas një goditje dënimi, sfera përfundon jashtë.

112’ Top i gjatë i Romero për Braun, por Kotobelli ndërhyn në momentin vendimtar duke kthyer sferën mbrapa te Avdyli për të evituar një situatë të rrezikshme pasi sulmuesi po shkonte i vetëm në zonë.

111’ Edhe Çinari ndëshkohet me të verdhë në këto minuta të fundit.

109’ Karton të verdhë për Romeron dhe Musollin, pas një përplasje mes dy futbollistëve në mesfushë.

106’ Rifillon sfida në Elbasan.

105’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

105’ Duro largon Çemën që aktivizoi në minuta e funti të ndeshjes, duke aktivizuar Kitanovskin.

105’ Braun shënon përsëri, por këtë radhë është në pozicion jashtë loje dhe rrjeta anulohet.

102’ Mala lë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Romero.

100’ Goditje dënimi direkte e Partizanit nga Musta, Hoxha grushton.

99’ GOOOL Partizani, shënon Braun. Aksion nga e djathta këtë herë për Partizanin, topi i Çinarit arrin te Braun i cili i vetëm në zonë me të djathtën dërgon përsëri topin në portë.

 94’ GOOOL Partizani, shënon Braun. Tjetër harkim i Trashit nga e majta, Braun në hyrje të zonës kontrollon dhe gjuan duke mposhtur përsëri Avdylin.

92’ Trashi shpërthen në krahun e majtë, nis topin drejt qendrës dhe Teqja me vështirësi largon rrezikun.

91’ Kthehen skuadrat në fushë dhe rifillon ndeshja.

90’+3’ Mbyllet koha e rregullt, skuadrat u drejtohen shtesave.

90’+1’ Goditje dënimi e Partizanit që ekzekutohet me skemë me disa lojtarë radhazi që tentojnë të gjuajnë në portë, në fund është Bitri që ia arrin por Avdyli kontrollon në dy kohë.

90’ Jepen tre minuta shtesë.

88’ GOOOL Partizani, shënon Braun. Harkim i Trashit nga e majta, Braun me kokë gjuan por grushton Avdyli, sulmuesi godet përsëri dhe e dërgon sferën në rrjetë.

86’ Musta në krahun e majtë nis topin në zonë për sulmuesit e Kukësit, Boldor arrin të largojë rrezikun me një rrëshqitje.

85’ Karton i verdhë edhe për Dakun për protesta ndaj një vendimi të Hamitit.

82’ Gavazaj i lë vendin në fushë Çemes.

78’ Braun driblon tre lojtarë në zonë për të gjetur hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij është e lehtë për Avdylin i cili kontrollon.

77’ Në fushë futet Çinari në vend të Kordeiros.

76’ Kundërsulm perfekt i Gavazajt në krahun e majtë, pasimi i tij për Maliqin është perfekt por mbrojtësi gabon gjithçka duke goditur traversën nga dy hapa larg portës.

71’ Goditje nga këndi e Trashit, topi gjen në zonë Bitrin por ai nuk kthen dot sferën drejt rrjetës.

66’ Daku zë vendin e Shkurtajt në radhët e Kukësit.

64’ Braun provon një goditje me të majtën nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Avdylit.

60’ Një ndërhyrje e Boldor i heq Shkurtajt nga këmbët një top të rrezikshëm në zonën e Partizanit.

57’ Braun në fushë për Partizanin me Solomon që kthehet në stol.

56’ GOOOL Kukësi, shënon Musta. Goditje dënimi perfekte e mesfushorit i cili gjen rrjetën.

54’ Është përsëri Musta i cili gjen hapësirën në zonë, por nuk gjuan dot në kuadrat dhe mbrojtja largon rrezikun.

50’ Musta krijon panik në krahun e majtë të sulmit të Kukësit me depërtimet e tij duke venë në vështiësi Bitrin.

50′ Ndryshon edhe Lerda, me Bardhin i cili zë vendin e Asanit.

47’ Traversa shpëton Partizanin. Et’hemi shfaqet para Hoxhës dhe me një goditje të zgjuar kalon portierin por sfera përplaset mbi traversë.

46’ Pjesa e dytë fillon me largimin e Rrocës nga Kukësi për dëmtim dhe aktivizimin e Lulajt.

46’ Vonohet fillimi i pjesës së dytë me gjyqtarët që lënë lojtarwt të presin në fushë për 10 minuta.

45’+2’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

43’ Edhe Maliqi në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë pas një faulli ndaj Trashit.

41’ Top i gjatë drejt Malës në zonë, gjuajtja e tij këtë radhë ndalet nga Avdyli i cili shpëton portën e Kukësit.

39’ GOOOL Kukësi, shënon Musta. Mesfushori i shmanget pozicionit jashtë loje dhe pasi eviton daljen e Hoxhës, dërgon sferën në rrjetë.

37’ Ide e mirë e Malës i cili nis njw top të gjatë nga e djathta në zonë, por askush nuk ndjek aksionin.

35’ Ndëshkohet me të verdhë  Telushi, me këtë të fundit që u përplas me Rrocën.

32’ Episod i diskutueshëm në zonën e Kukësit, Mala ecën me shpejti dhe pastaj përplaset me Musollin. Gjyqtari Hamiti i nxjerr të verdhën futbollistit të Partizanit.

30’ Predhë e Telushit nga distanca, Avdyli me vështirësi arrin të ndalë goditjen e mesfushorit të Partizanit.

28’ Kotobelli është i ndëshkuari i parë i sfidës pasi merr të verdhë për faullin ndaj Kordeiro.

24’ Limaj gjuan me forcë nga distanca duke vënë në vështirësi Hoxhën i cili detyrohet ta devijojë sferën në këndore.

22’ Përsëri mundësi e mirë për Partizanin, Trashi gjen Solomon nga e majta, por ky i fundit nuk arrin të kthejë sferën drejt portës.

17’ Kukësi në këto minuta po provon me harkimet e gjata drejt zonës së Partizanit, por pa shumë sukses.

14’ Asani insiston nw krahun e djathtë dhe nis topin për Malën, këtë herë Avdyli del dhe kontrollon sferën.

12’ Mundohet të reagojë Kukësit me Shkurtajn në krahun e djathtë që nis topin në qendër pa gjetur asnjë. As Et’hemi nga krahu tjetër nuk arrin të pasojë në qendër për ndonjë nga shokët e skuadrës.

6’ GOOOL Partizani, shënon Mala. Kombinim i bukur në krahun e djathtë me Kordeiro dhe gjuajtje në shtyllën e parë qw kalon Avdylin. 1-0

4’ Gjuajtje e fortë e Asanit drejt portës, pret portieri Avdyli në pozicion.

1’ Fillon ndeshja në Elbasan.

Partizani-Kukësi 4-2
6′ Mala, 88′, 94′, 99′ Braun / 39′, 56′ Musta

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Boldor, Trashi, Broja, Mala, Telushi, Kordeiro, Asani, Solomon.
Trajner: F. Lerda

Kukësi: Avdyli, Maliqi, Teqja, Kotobelli, Musta, Limaj, Musolli, Et’hemi, Gavazaj, Rroca, Shkurtaj.
Trajner: Sh. Duro