Blofi i madh i Tiranës gjen ekip, mbrojtësi do luajë në kategorinë e tretë greke

Kostandin Karriqi është një nga çuditë më të mëdha të merkatos së verës. Mbrojtësi i cili në të kaluarën ishte grumbulluar edhe me Shpresat e Shqipërisë, mbijetoi vetëm një javë në radhët e klubit për të cilin firmosi një kontratë dyvjeçare në korrik.

Futbollisti u largua pa lënë gjurmë duke u kthyer përsëri në Greqi, ku kishte luajtur me skuadra të ndryshme deri tani, gjithmonë në kategoritë e ulëta. Duket se edhe eksperienca e tij e radhës do të jetë përsëri në kategoritë e ulëta greke, gjë që bën ende më të çuditshëm faktin se si është përzgjedhur nga bardheblutë dhe si arriti të firmoste me ta.

Karriqi është shumë pranë firmës me GAS Ialisos, një klub i kategorisë së tretë greke, ndërsa pritet të zyrtarizohet në 24 orët e ardhshme si përforcimi më i ri i tij pasi ka gjetur akordin për ë vazhduar atje karrierën e tij futbollistike. /vipsport.al/