Bici debuton ndaj ish-skuadrës: Bylisi synon pesë vendet e para dhe finalen!

Ka nisur futbollin që në moshën 16-vjeçare edhe në saj të fizikut të tij për t’ua admiruar dhe vazhdimisht edhe pjesë e Kombëtareve të moshave, nga U-15 e deri te ekipi i parë. Ditmar Bici ka provuar që në elitën futbollit shqiptar të luajë me të gjitha ekipet, madje ka edhe eksperienca të huaja, në Bullgari dhe Iran. I rikthyer në Superiore, këtë verë zgjodhi që të luante në Ballsh, me Bylisin.

Si për koiçidencë kalendari e ka vënë përballë skuadrës së Teutës së Durrësit, skuadrës së sezonit të shkuar, por që Bici e mbylli aventurën me shpejtë nga sa e kishte menduar në Durrës…! “Eksperiencë e re dhe e bukur mendoj. Erdha në Ballsh edhe në saj të kërkesës së presidentit Besnik Kapllanaj, ai më tregoi projektin më besoi dhe më vlerësoi, kështu që unë nuk mund të mos pranoja. Nuk e refuzoja dot sepse lidhjet tona me Ballshin janë të hershme”.

Synimet

Bicaj është nga ata lojtarë që ka fituar trofe kudo ku ka luajtur: “Nuk jemi për titull, por do të jemi surprizë e bukur këtë sezon. Unë kam besim se me pak fat mund të jemi në pesëshen e parë të renditjes. Duam që të shkojmë deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Rrugë e gjatë, por duhet që të jemi të përkushtuar. Mendoj se me këtë grup që kemi do të jemi solidë dhe çdo ekip ndaj nesh do ta ketë shumë të fortë e aq më tepër në Ballsh”.

Starti

Bylisi ndeshjen e parë e luan në Durrës, me Teutën ku Bici luajti vjet. I pyetur se sa nostalgjik ndodhte, shtatlarti ka pohuar: “Kam kontribuar shumë te Teuta, një ekip që kishte pesë vite që nuk luante në Europë. Tashmë është Ballshi shtëpia ime, Teutës i uroj suksese dhe duhet që të luftojmë që të shkojmë sa më larg me Bylisin, duke e nisur mbarë pse jo që nga Durrësi”, – tha Ditmar Bicaj një nga goditjet e Bylisit në këtë merkato vere.

E.S./Vipsport.al/