Besa i beson eksperiencës, merr mbrojtësin e Lushnjës

Besa tashmë është e përqendruar në merkato për të afruar lojtarë me eksperiencë. Së fundmi, bëhet e ditur se presidenti Nexhat Bizhdili ka afruar një futbollist që e njeh mirë Kategorinë e Parë, madje vitet e fundit ka qenë një nga mbrojtësit më të dalluar.

“VipSport.al” mëson se lushnjari shtatlartë, Erjon Xhafa do të jetë pjesë e skuadrës së Besës në sezonin e ardhshëm. Xhafa më parë ka luajtur me Shkumbinin, Kastriotit, Lushnjën, Bylisin, Apoloninë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Erjon Xhafa sezonin e shkuar ka qenë titullarë  në radhët e skuadrës lunare, ndërsa nga sot do të jetë pjesë e Besës së Kavajë dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Magani që pas Zefit në mesfushë merr edhe Erjon Xhafën për mbrojtjen.

Tashmë kavajasit do të synojnë edhe ndonjë përforcim me vlera në sulm, për të hyrë të kompletuar në kampionatin që starton në shtator.

E.S./Vipsport.al/