Batha: Nuk e bëjmë dramë, Tirana ka shanse të mëdha të ulë Partizanin nga froni

Idi Batha beson se Tirana e këtij sezoni do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje dhe nuk duhet bërë dramë barazimi i sotëm ndaj Teutës apo rastet që i lejoi kundërshtarëve. Në “SuperSport” ai theksoi se ekipi do të vazhdonte të përmirësohej dhe kishte bindjen që kishte shanse të mëdha që të zinte vendin e Partizanit në fronin e kampionatit.

“Në ndeshje të tilla ndodh që edhe mund ta fitosh, por edhe të humbet. Ishim ne ata që ishim superiorë dhe kontrollonim ndeshjen, por në raste të tilla merr riskun që do lësh hapësira mbrapa. Ata rrezikuan me kundërsulme dhe kishin raste. Por nuk bëhet dramë, se është ndeshja e dytë, nuk po shprehemi ende ku duam, por kemi besim që çdo ndeshje do të përmirësohemi që të arrijmë ku duam.

Është akoma herët, ka kohë për të dhënë akoma më mirë të gjithë. Të jem i sinqertë unë përshtatem me të gjithë, ai që e meriton do të luajë nuk e ka rendësi kush është.

Në një ekip nuk është e thënë që të shënojnë vetëm dy sulmuesit që ke. Kjo do të arrihet nga ndeshja në ndeshje, sidomos në një ekip i ri si ne që ka nevoje për përshtatje më shumë. Nuk është se njohim njeri-tjetrin në 100% tonë.

Me njëri-tjetrin nuk flasim për objektiva por thellë-thellë brenda vetes kemi detyrim dhe ambicie që të shkojmë sa më lart. Për të ulur Partizanin nga froni? Sigurisht që Tirana ka shanse shumë të mëdha”, tha Batha. /vipsport.al/