Avokati që i pagoi Barcelonës milionat për Nejmarin del sërish në skenë, zbulohet takimi me drejtuesit

Ditën e djeshme, në zyrat e Barcelonës mbërriti një avokat i njohur mirë nga drejtuesit e Barcelonës, duke qenë se ishte i njëjti avokat që dy vite më parë pagoi 222 milionë eurot për Nejmarin. Huan De Dio Krespo ishte avokati që dorëzoi çekun 222 milionësh në zyrat e Barcelonës, për të liruar Nejmarin.

Këtë radhë, Krespo nuk është paraqitur për të dorëzuar një çek por për një tjetër lëvizje. Këtë radhë ka qenë Ariedo Braida, ai që ka kërkuar të largohet nga Barcelona. Braida që ka rolin e drejtorit në klubin blaugrana, synon që të rikthehet në Itali, megjithatë nuk e ka shumë të lehtë të largohet nga katalanasit.

Ai është një emër i njohur në futbollin italian duke qenë se ka qenë pjesë e stafit drejtues në kohën kur Berluskoni ishte president i Milanit të madh. Largimi i tij nga Barcelona ka qenë edhe arsyeja për të cilën është rikthyer avokati në zyrat e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/