Aventurë e re për ish-sulmuesin e Bylisit dhe Kamzës, Zisi firmos në Greqi

Ish-sulmuesi i Bylisit , Niko Zisi ka firmosur me klubin e Ligës së dytë në Greqi, Apollon Larisa. Sulmuesi në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës në Kategorinë Superiore, ndërsa është transferuar në vendin fqinj si një futbollist i lirë, duke kujtuar se pas dënimit të kamzalinjve, futbollistët nuk kishin detyrime kontraktuale.

Kështu, lojtari ka preferuar aventurën jashtë vendit, e cila do t’i japë më shumë mundësi profesionale, ndërsa do të rritet edhe profesionalisht.

Ndërkohë, skuadra greke trajnohet nga trajneri gjirokastrit, Arjan Bellai. Një plus më shumë për 24-vjeçarin, për t’u integruar më shpejt me futbollin helen. Edhe pse, hapat e parë në karrierë Zisi i ka hedhur në Greqi, teksa ka qenë pjesë e të rinjve të Aris. /Egi Çabeli-VipSport.al/