Avdyli: Mezi po pres të fitoj trofe me Kukësin, momenti im do të vijë më shpejt nga sa e kam menduar

Ilir Avdyli ishte një nga afrimet e Kukësit në merkaton e verës dhe ish-portieri i Kamzës, synon të kthehet në portierin e parë të skuadrës verilindore. Pas largimit të Stivi Frashërit, Avdyli dhe Xhika janë në balotazh për portën, megjithatë, Avydli ui shpreh se momenti i tij do të vijë shpejt dhe se mezi po pret që të fitojë trofe me verilindorët.

“Qëllimi që kam që kur erdha te Kukësi, është që kam menduar se do të vijë momenti im por nuk e di se kur. Po punojmë mirë me kolegët dhe ekipi po merr formë dhe mendoj se do të më vijë rasti më shpejtë nga sa e kam menduar. Mezi po e pres dhe po kërkojmë trofe. Besoj te ekipi pasi ka potencial dhe e përballojmë një ndeshje të tillë.

Kukësi lufton për trofe dhe kërkoj një aventurë të re pasi kisha aventura me ekipe që luftonin për mes të tabelës. Nëse jam titullar, në çdo ndeshje do të synoj të nxjerr maksimumin tim. Kjo është mundësi e mirë pasi të mban gjithmonë të karikuar”, u shpreh Avdyli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/