Argjentina publikon listën për miqësoret, përfundojnë jashtë Ikardi dhe objektivi i Shqipërisë

Argjentina do të luajë pas pak ditësh dy ndeshje miqësore ku në datën 6 shtator do të përballet me Kilin dhe vetëm 4 ditë më vonë do të luajë ndaj Argjentinës. Në prag të këtyre takimeve, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar të cilët do të vihen nën urdhrat e tij për këto dy miqësore.

Ashtu siç edhe pritej, Mauro Ikardi nuk është në listën e Skalonit dhe kjo nuk është më diçka e re ndërkohë që jashtë është lënë sërish Tomas Guidara. Mbrojtësi të cilin e ka ndjekur edhe Shqipëria për shumë kohë, është ndër më të dalluarit në Argjentinë e megjithatë, ende po grumbullohet nga Argjentina.

Pak kohë më parë, tifozët nisën të dilnin kundër Federatës në lidhje me mosgrumbullimin e Guidarës ndërkohë që ky mund të jetë një tjetër shans për Shqipërinë, që të synojë shërbimet e tij pasi cilësohet një mbrojtës mjaft i mirë. Para pak javësh, ai u largua nga Belgrano dhe firmosi me Velezin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/