Arapi: Shiriti është vlerësim, me këtë merkato jemi më mirë se vitin e kaluar

Renato Arapi ishte protagonisti i ndeshjes së sotme mes Teutës dhe Bylis, duke shënuar golin e vetëm të sfidës që i dha tre pikët  durrsakëve. Në “SuperSport” ai theksoi se kishte bindjen që ekipi i këtij viti ishte më i fortë se ai i sezonit të kaluar.

“Me prurjet e reja shpresojmë të tentojmë të jemi më lart se viti i kaluar. Jam i kënaqur me ndeshjen e parë, treguar ritëm, luftë, raste për shënim, bëmë mirë si ndeshje e parë që ishte. Këtë fitore ia dedikoj  presidentit Bardhi që kishte ditëlindjen.

E ndjej veten të vlerësuar që jam pjesë e ekipit, aq më tepër këtë vit që jam kapiten. Kjo është përgjegjësi dhe vlerësim dhe i falënderoj për besimin. Shpresoj të ndihmoj skuadrën sadopak me mundësitë që kemi.

Ekipe pretendente janë Partizani, Tirana e forcuar shumë, Kukësi, Laçi që është kockë e fortë duke futur edhe Teutën këtu. Personalisht besoj se me ndryshimet që kemi bërë jemi më të fortë se në vitin e kaluar

Këtë vit besoj që kemi bërë blerjen e duhur në sulm me Nikaç, presim edhe tjetrin që fillon stërvitjen javën që vjen. Sidomos për Darkon që e njohim, besoj se do të bëjmë më mirë në këtë kampionat”, tha Arapi. /vipsport.al/