Apolonia bind në miqësore, mundet Kastrioti, ndalet Besa në derbin e Rrogozhinës

Miqësoret e fundjavës kanë “mbërthyer” skuadrat e Kategorisë së Parë. Janë zhvilluar takime interesante, mes ekipeve me pretendime dhe jo vetëm. Ajo që bie në sy është fitorja bindëse e skuadrës së Apolonisë ndaj një Turbine që është shumë më ndryshe nga vitet e shkuara.

Jo vetëm kaq, por edhe Besa ka luajtur në Rrogozhinë dhe ka barazuar me vendas. Humbje ka pësuar Kastrioti nga Shënkolli, ndërsa Pogradeci ka mposhtur U-19 e Shkëndisë së Tiranës.

 

Ja rezultate e miqësoreve të zhvilluara këtë fundjavë:

Turbina-Apolonia                     0-2

Egnatia-Besa                              1-1

Pogradeci-Shkëndija Tr.          3-2

Shënkolli-Kastrioti                    2-1