Agjenti i rivalit të Hysajt mirëpret Ikardin: Kevin ndihet gati, Ikardi i mirë pavarësisht problemeve

Elseid Hysaj ishte titullar i padiskutueshëm te Napolin në kohën kur skuadra drejtohej nga Sarri, megjithatë me ardhjen e Ançelotit ndryshuan gjërat. Vendin e titullarit e zuri Kevin Malkuit i cili tregoi një formë mjaft të mirë, duke i hapur jo pak probleme Hysajt.

Ai pësoi së fundmi një dëmtim dhe nuk udhëtoi me skuadrën në drejtim të Amerikës, ndërkohë që agjenti i tij, Bruno Satin u shpreh se e ka kaluar dëmtimin dhe se ndihet mirë. Satin u ndal edhe te merkatoja dhe foli për një transferim të mundshëm të Ikardit.

“Kevin po kujdeset shumë për veten e tij dhe tani është mirë e ndihet gati. Ikardi do të ishte një lojtar që përshtatet shpejt, pasi është shumë i mirë pavarësisht problemeve që mund të ketë jashtë fushës së blertë”, u shpreh Satin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/