Zyrtare/ Sulmuesja shqiptare hedh hapin e madh, firmos me Real Madridin

Pas një sezoni mjaft të mirë me ekipin e saj në Suedi dhe një paraqitje fantastike në Botëror, sulmuesja Kosovare Asllani ka hedhur një hap të madh në karrierë. Ashtu siç edhe ishte bërë me dije në media, sulmuesja shqiptare ka firmosur me Real Madridin, duke u bërë kështu futbollistja e parë që firmos me madrilenët për këtë sezon.

Sulmuesja që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e PSG-së dhe Mançester Sitit, u larguar nga skuadra e Linkopingut, duke firmosur me gjigandët spanjollë, që njihen me emrin Tacon. Ka qenë vetë sulmuesja shqiptare, ajo që nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Twitter” e ka bërë me dije diçka të tillë.

“Krenare të njoftoj se jam transferimi i parë zyrtar për skuadrën e Real Madrid. E entuziazmuar që po shkruaj historinë dhe që do të ndihmoj dhe do të jem pjesë e kësaj aventure të re. Ishte një ëndërr të vishja fanellën më të bukur në botë sezonin e ardhshëm. Përgjithmonë Madrid”, shkruan Asllani në profilin e saj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/