Zyrtare/ Shkëlqente me Kukësin në Superiore, mbrojtësi kroat prezantohet te skuadra e re

Ndër afrimet e shumta që ka bërë Kukësi në vitet e fundit, një prej tyre ishte edhe mbrojtësi kroat, Filip Zderiç, i cili me fanellën e verilindorëve ishte nga më të dalluarit. Mbrojtësi kroat që u kthye në protagonist te Kukësi në krahun e djathtë, tashmë ka nisur një aventurë të re.

Ai ka firmosur në kampionatin bullgar me skuadrën e Botev Vratzas, skuadër e cila sezonin fundit ishte në luftë për mbijetesë, megjithatë arriti të qëndronte në elitën e futbollit bullgar. Ish-mbrojtësi i verilindorëve, është prezantuar së fundmi me fanellën e Botevit, ndërkohë që sezonin e shkuar luajti në vendin e tij.

Ai ishte pjesë e ekipit kroat të Zadar, me të cilët zhvilloi edhe 9 ndeshje ndërkohë që do të provojë tashmë këtë aventurë të re në Bullgari, duke shpresuar që të ngjitet më shumë në karrierë. /Erjon Allaraj-VipSport.akl/