Zyrtare / Partizani merr portierin titullar të Skënderbeut

Nga Dinamo, te Skënderbeu e më pas te Partizani. Aldo Teqja është “gardiani” që do të jetë pjesë e “demave të kuq” në vijim. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i kuq në një postim që ka bërë në “Facebook” pak minuta më parë.

Teqja ka qenë titullar në pjesën më të madhe të sezonit të shkuar, ndërsa të kuqtë me ardhjen e Teqjes kanë blinduar portën, ndërsa vazhdojnë merkaton në prag të sfidave europiane, duke menduar jo vetëm për të tashmen, por edhe për një të ardhme të sigurt.

Kështu, pas tre sezoneve te Skënderbeu, Teqja firmos për të qenë një sezon pjesë e të kuqve, aty ku edhe është prezantuar nga klubit sot pasdite.

E.S./Vipssport.al/