Zyrtare/ Nënshkruan mesfushori i Kombëtares, Lilaj prezantohet te skuadra e re

Sot ka nisur zyrtarisht aventura e re për mesfushorin e Kombëtares, Sabien Lilaj, i cili ka vendosur të transferohet në kampionatin izraelit. Mesfushori 30-vjeçar që ka luajtur së fundmi në kampionatin azer me Gabalan, vendosi të largohej në fund të sezonit për një aventurë të re.

Sot, ai është prezantuar te skuadra izraelit e Sektzia Nes, ku ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur për dy vite me ekipin e ri. Lilaj që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut, numëron edhe disa paraqitje me fanellën e Kombëtares.

“Tani është zyrtare, mirë se vini Sabien Lilaj!

Jemi t lumtur të njoftojmë nënshkrimin e kontratës me futbollistin shqiptar për 2 sezone. 30-vjeçari që ka edhe 17 ndeshje me fanellën e Shqipërisë (përfshirë një ndeshje ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve), ka fituar disa trofe të rëndësishëm”, shkruhej mes të tjerash ën njoftimin e klubit izraelit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/