Zyrtare/ Laçi bën një goditje në merkato, firmos ish-sulmuesi i AEK-ut

Laçi ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm duke bërë edhe disa ndryshime në skuadër. Pas largimit të disa futbollistëve, kurbinasit kanë zyrtarizuar një sulmues. Flosard Malçi do të jetë pjesë e kurbinasve për 3 sezonet e ardhshme dhe vetë klubi i Laçit e ka bërë me dije një lajm të tillë.

Sulmuesi 24-vjeçar që ka luajtur me të rinjtë e AEK-ut dhe ka qenë pjesë e skuadrës së parë, ka provuar disa skuadra në Greqi dhe tashmë vjen në Shqipëri për të provuar një aventurë të re. Sulmuesi Malçi, ka si rol kryesor sulmuesin e djathtë, por mund të luajë edhe në të majtë e në qendër të sulmit.

Ai pritet të zërë vendin e Shtubinës në skuadër, i cili shpesh herë ishte sulmues i djathtë në formacionin bardhezi. Malçi do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Starova për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që priten edhe të tjera afrime. /Erjon Allaraj-VipSport.al/