Zyrtare/ Grizman është lojtar i Barcelonës, katalanasit paguajnë klauzolën e sulmuesit

Antuan Grizman është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Katalansit kanë paguar ditën e sotme klauzolën prej 120 milionë euro, për ta shndërruar francezin në futbollistin më të ri katalanas. Në këtë mënyrë, realizohet edhe ëndrra e lojtarit për të veshur fanellën e blaugranëve, ku do të ketë mundësinë për të konkurruar për titujt më të rëndësishëm në Kontinent.

Ndërkohë, marrëveshja ishte diçka e pritshme prej ditësh, megjithatë mori një goditje në momentin kur Atletiko zbuloi se lojtari kishte një marrëveshje me Barcelonën prej muajit mars. Por, në fund bashkimi i sulmuesit me Barçën ishte i pashmangshëm.

Kështu, Barcelona formon një repart ofensiv për t’u pasur zili si me Mesin, Suarez, ndërkohë që përflitet edhe për një rikthim të Nejmar. Me depozitimin e klauzolës në Federatë, më pas do t’i hapet rruga edhe vizitave mjekësore dhe prezantimit të Antuan Grizman në ‘Camp Nou’.

/Egi Çabeli-VipSport.al/