Zidani do ta heqë qafe, kinezët bëjnë çmendurinë e radhës për Garet Bejl

Nëse Garet Bejl thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në futbollistin më të paguar në planet, duke kaluar emra si Ronaldo, Mesi e Nejmar. Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” shpjegon se klubet kineze janë vënë në garë për të siguruar futbollistin, pasi për momentin në Europë nuk janë të shumta klubet e interesuara për uellsianin duke llogaritur çmimin e kartonit dhe pagën që kërkon. Jiangsu Suning, klubi që u përket pronarëve të Interit ka bërë lëvizjen e parë me një ofertë prej 15 milionë eurosh në vit, por ajo duket qesharake në krahasim me atë që ka bërë Beijing Gouan.

Klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar Garet Bejl një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë. Tani mbetet të mësohet nëse Bejl do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “los blancos”. /vipsport.al/