Zidan kthehet të flasë për Bejl: Nuk tregova mungesë respekti, ai nuk donte të luante

Zinedin Zidan është rikthyer të flasë sërish pas deklaratës së pak ditëve më parë ku e tregoi hapur se Bejl do të largohet deh sa më shpejt ta bënte këtë aq më mirë do të ishte. Këto fjalë të teknikut francez, janë cilësuar si ofenduese, teksa Zidan ka mohuar se ka treguar mungesë respekti ndaj uellsianit.

Ndërkohë, trajneri i Realit shtoi se Bejl, refuzoi të ndërrohej dhe të luante për miqësoren ndaj Bajernit duke qenë se do të largohet. “ Do tregohem shumë i qartë për Bejl. E para, unë nuk tregoj mungesë respekti ndaj asnjërit, aq më tepër ndaj një lojtari. Sepse e kam thënë shpeshherë se lojtarët janë më të rëndësishmit, dhe jam gjithnjë në anën e lojtarit.

E dyta, thjesht thashë se klubi kërkon ta largojë. Kaq. E treta, e cila është shumë e rëndësishme. Bejl në ndeshjen ndaj Bajernit nuk pranoi të ndërrohej, sepse nuk donte. Ai tha se klubi kërkon ta shesë dhe për këtë nuk ka pse ndërrohet. Por, Bejl është një lojtari i Realit dhe do të stërvitet normalisht dhe do ta shohim çdo të ndodhë”, tha Zidan.

/Egi Çabeli-VipSport.al/