Zgjohet Luftëtari në merkato, klubi gjirokastrit gjen akordin me dy ish

Luftëtari po sheh dritë në fund të tunelit. Gjirokastritët kanë nisur përgatitjet teksa tashmë drejtuesit me në krye trajnerin Klevis Dalipin,pavarësisht problemeve po mundohen të përforcojnë skuadrën para startit të sezonit të ri. Së fundmi, mësohet se klubi ka arritur akordin me Eri Lamçen dhe Abaz Karakaçin.

Dy lojtarët janë drejt rikthimit në Gjirokastër teksa Lamçja ka qenë pjesë e gjirokastritëve edhe dy sezone më parë, ndërsa Karakaçi kur bluzinjtë luanin në Kategorinë e Parë.

Luftëtari rikthen dy lojtarë me eksperiencë, ndërsa bëhet e ditur se do të ketë të tjera firma deri në fundjavë ndërsa do të planifikojnë edhe një miqësore.  Ndërkohë, deri në këto momente bluzinjtë kanë arritur të afrojnë edhe futbollistin Ardit Hoxhaj.

/Egi Çabeli-VipSport.al/